

Ndonëse në muajt e parë e mbante të fshehtë shtatzëninë e saj dhe nuk dëshironte të fotografohej nga paparacët, Sienna Miller shfaqet nudo.
Dy javë para lindjes së vajzës së saj Marlowe, Miller ka realizuar një portret nudo, duke ndjekur në këtë mënyrë hapat e aktores së njohur Demi Moore.
Në korrik, 30-vjeçarja ka realizuar portretin nudo të saj teksa ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Autori i këtij portreti është artisti Jonathan Yeo, i cili tetë vite më parë ka pikturuar, Tony Blair, Nicole Kidman dhe Prince Phillip.
Portreti i mrekullueshëm i Jonathanit, i cili është paraqitur së bashku me piktura të kirurgjisë plastike, u krijua për t’u përballur me reagime të shoqërisë për shfaqjen e femrës lakuriq.
Artisti pranon se Sienna ishte njeriu i duhur për të shfaqur bukurinë natyrore të një femre. b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





