

Një klasifikim i Twentieth Century Fox Home Entertainment bëri një listë me shprehjet e preferuara dhe më të përdorura të baballarëve.
Në mes këtyre shprehjeve gjithkush e gjen veten dhe ndoshta po të kthehet pas në kohë, në momentin që janë thënë kanë ndikuar edhe në ngritjen e nervave.
1- Më mendon se jam bërë me para?
2- Paratë nuk rriten në pemë
3- Kur isha në moshën tënde…
4- Ai është aq i trashë sa…
5- Nuk po fle, thjesht po qetësoj sytë…
6- Nuk kam ndërmend ta përsëris dy herë.
7- Ku je rritur kështu?
8- Mos e diskuto më mirë me mamanë…
9- Nëse një njeri do hidhej nga shkëmbi, do hidheshe ti?
10- Ma plase xhanin, më kalle në dhe që tashti!
11- Mëso mor tutkun se shokët e tu do bëhen pasanikë dhe ti lypës!
12- Po more notë ngelësh do rrish 5 orë në ditë mbi libra dhe s’ke për të dalë!
13- Ti kujton se unë i pres paratë me gërxhorë?!
14- Po i more të gjitha dhjeta, do të çoj në plazh, po s’i more, në fshat te gjyshja!
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





