



Emma Sohrabian dhe Aolani
Një nënë e re mbeti e habitur kur mjekët i thanë asaj se nuk e dinin nëse fëmija që ajo kishte lindur ishte vajzë apo djalë deri sa fëmija vajti 3 muajsh.
Vogëlushja Aolani Argyle duket se kishte organe gjenitale femërore kur doktorët konfirmuan se ajo ishte vajzë.
Nëna 35 vjeçare Emma Sohrabian, e gëzuar bleu gjithë rrobat ngjyrë rozë dhe u tha të afërmve se kishte sjellë në jetë një vajzë.
Aolani ishte thuajse tre muajsh, kur doktorët deklaruan se nuk ishin të sigurt nëse fëmija ishte vajzë.
“Unë nuk e kuptoja se për çfarë po ndodhte, mjekët ishin të habitur dhe filluan të bëjnë teste të tjera. Në testin e 20 kërkova siguri nga mjekët për seksin e fëmijës, ndërsa doktorët më thanë se ishte një gjendje e rrallë për shkak të një virusi mbiveshkor. Kjo situatë prek 1 fëmijë në 15 mijë që lindin dhe nuk ka shërim, ndërsa trupi prodhon hormon mashkullor që çon në modifikim të organeve gjenitale”, deklaroi Emma, citon noa.al.
Aolani, tani 14 muajshe lindi 15 javë para kohe në John Radcliffe Hospital, Oxford.
Gjatë lindjes, zemra Aolani ndali rrahjet dhe vetëm pas pak çastesh nisi të rrahë sërish, ndërsa vajza peshonte vetëm 900 gramë. Vogëlushja i kaloi javët e para të jetës nën kujdes intensiv në spital.
Pas vëzhgimeve dhe analizave të njëpasnjëshme vetëm kur kaloi 3 muajt e parë të jetës doktorët i thanë se ajo ishte vajzë dhe se mund ta merrte në shtëpi, por problemet sërish ekzistonin dhe mjekimet vijonin për sëmundjen e quajtur “congenital adrenal hyperplasia”.
Emma tregon se Aolani mund të bëj një ndërhyrje dhe trajtim për të ndryshuar situatën e organeve të saj gjenitale dhe pamjen e tyre, pro këtë do ta vendosë vetë ajo kur të arrijë moshë madhore.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





