




Një peshkaqen tigër, me përmasa të mëdha dhe peshë të paktën katër kuintalë, i rrallë për ujërat e bregdetit tonë ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve të qytetit të Vlorës.
Peshkaqeni “Tigër”, që peshonte 400 kg është kapur në 150 metra thellësi dhe rreth 2.5 km larg Ishullit të Sazanit.
Ai është kapur nga rrjetat e anijes “Pavarësia”. Peshkatarët tregojnë se kanë hasur vështirësi për mbledhjen e rrjetave për shkak të peshës së peshkaqenit.
Ky lloj peshkaqeni është i rrezikshëm për njerëzit dhe një i tillë me këto përmasa nuk është kapur asnjëherë më parë në bregdetin tonë.
***
Sipas ekuipazhit të Anijes me emrin Pavarësia e cila ka marrë emrin e lokalit Pavarësia që ndodhet në sheshin e skelës, kanë dalë për peshkim në orët e para të mëngjesit të djeshëm, mbasi kanë kaluar 2 milje larg ishullit të Sazanit kanë hedhur rrjetat për meshkim, mbas tre orësh kanë filluar procesin e mbledhjes së rrjetave.
Por kanë hasur në vështirësi për mbledhjen e rrjetës për shkak të peshës së madhe që kishte rrjeta si asnjëherë tjetër.
Pas shumë përpjekjesh kanë arritur të nxjerin në sipërfaqe të ujit rrjetën, por janë habitur nga ajo që kanë parë: Rrjeta, përpos të një sasie të konsiderueshme peshku kishte kapur dhe një peshkaqen të përmasave të mëdha.
Peshkatarët kanë lënë të varur rrjetën deri sa peshkaqeni ka ngordhur sepse ishte shumë i rrezikshëm dhe kërcënohej jeta e peshkatarëve, sepse nga momneti në moment peshkaqeni mund të çante rrjetën sepse e kishte dëmtuar në disa vende në përpjekje për të dalë nga rrjetat.
Pasi peshkaqeni ka ngordhur e kanë hedhur në bordin e anijes së peshkimit, më pas e kanë coptuar dhe transportuar në magazina për t’u shitur.
Sipas peshkatarve peshkaqeni ka qënë i llojit Tigër dhe është i konsumushëm për njerzit në lokalet dhe retorantet si të gjithë prodhimet e tjera të detit, por çmimi i tij është më i ulët se peshku normal.
Peshkatarët tregojnë se kanë vite që peshkojnë në det por nuk kanë hasur kurrë në një peshkaqen kaq të madh dhe me një pesh prej 400 kg.
Ardhja e këtij peshkaqeni kaq afër në ujrat e cekëta besohet se e ka tërhequr ushqimi i bollshëm që ndodhet në thëllsin 150 metra, thellësi ku dhe u kap peshkaqeni nga rrjetat e anijes Pavarësia.
Pronari i anijes Pavarësia njëkohëshishtë dhe pronar i lokalit pavarsia në Skelë është shprehur se kemi hasur në shumë gjallesa në det, delfinë dhe peshkaqen të vegjël, por peshkaqen me një gjatësi 4 metra dhe më një peshë 400 kg nuk kishim parë asnjëherë dhe jo të kapnim, para një viti është kapur një peshkaqen por llojit Tigër por me përmasa më të vogla dhe rreth 150 kg.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





