Transmetuar më 05-11-2012, 23:40

Dëshironi të dini se si do të përfundojë historia me të? Ky ankth në fakt, na pushton pothuajse gjithmonë, në një histori që sapo ka filluar dhe ne gjendemi, pikërisht në prag të ndjenjave të forta e kontradiktore njëkohësisht.

Nëse ju jeni të sigurt për ndjenjat tuaja dhe për atë që dëshironi, kjo nuk vlen në fakt për partnerin tuaj, prandaj është e domosdoshme të njihni disa shenja që ju çojnë në njohjen e ndjenjave të vërteta që ai ushqen ndaj jush.

Ja disa shenja që tregojnë se lidhja juaj do zgjasë …

1. Përdor fjalën “Ne”

Përdorimi i shpeshtë nga ana e tij, e fjalës “Ne”, flet qartë për një qasje që ai ka ndaj gjërave që do të bëni së bashku, pse jo, edhe të ardhmes që do ta ndërtoni po bashkë. Duhet të dini se "Ne" është një fjalë e rëndësishme në një marrëdhënie, ndoshta edhe më shumë se "Të dua".

2. Blini së bashku

Një udhëtim së bashku, qoftë edhe blerja e një furçe dhëmbësh, ju vë para idesë së një bashkëjetese në të ardhmen. Janë që të gjitha shenja planifikimi dhe që tregojnë se partneri është serioz me ju.

3. Flet për familjen

Nëse marrëdhënia juaj fillon të shtrihet përtej jush, dhe ai dëshiron më shumë dhe më shpesh, për të ndarë emocione me ju (duke folur për familjen e tij, shokët e tij), patjetër që është diçka mjaft pozitive. Në veçanti, një tregues i qartë është kur ai fillon të flasë për familjen e tij, dhe punën e tij, por edhe kur tregon episode të rëndësishme të jetës së tij.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit