Transmetuar më 05-11-2012, 19:35

Bruksel, 5 nëntor 2012, NOA- Takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç pritet të zhvillohet këtë të mërkurë.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, të BE-së, Catherine Ashton ftoi Thaçin dhe Daçiç, në një takim në Bruksel, të mërkurën.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Ashton theksohet se qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut, i cili duhet të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve të dy palëve.

Takimi i parë, mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç u zhvillua në 19 tetor në Bruksel, në zyrën e Catherine Ashton.

Negociatat pritet të vazhdojnë në nivel kryeministrash, ndërsa në agjendën e radhës pritet të diskutohet për shërbime dhe për telekomunikacion.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit