












Me afrimin e stinës së ftohtë të dimrit shfaqen edhe reshjet e dendura të shiut dhe në ndonjë rast edhe të dëborës.
Çadra nuk është më një objekt praktik por është bërë tashmë një ikonë nisur nga “Singing in the rain”.
Më mirë se kushdo tjetër këtë gjë e dinë personazhet e famshme që adhurojnë të luajnë me këtë aksesor, tashmë i padiskutueshëm në modë, për të dhënë një imazh të bukur edhe nën shi, raporton noa.al.
Ashtu sikurse zgjedhin fustanin, pallton, këpucët, çantat, bizhutë, vipat përzgjedhin në mënyrë të kujdesshme për ta kombinuar me veshjet edhe çadrën, por në të shumtën e rasteve është thjesht një objekt për t’i mbrojtur ato nga reshjet e shiut.
Edhe mes personazheve të famshëm vihen re dallime, kryesisht tek Claudia Schiffer dhe Kylie Minogue, të cilat shoqërohen nga një mashkull që mban çadrën.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





