

Ngrënia e thonjve jo gjithmonë është ves. Sipas psikologëve ky fenomen mund të jetë i lidhur me probleme që burojnë nga një sëmundje mendore.
Pamja e njerëzve me gishta në gojë duke ngrënë thonjtë është e njohur nga të gjithë për vite me radhë.
“American Psychiatric Association” në një studim të tijin tregon se sëmundje që lidhen me trurin stimulojnë ngrënien e thonjve.
Siç raporton noa.al psikiatrit theksojnë se po të vihen re me vëmendje një numër i madh i njerëzve që kanë probleme nervore i hanë thonjtë deri në mish, ndërsa e kanë të vështirë të ndalin dhe po punohet për zbulimin e llojit të sëmundjes që stimulon një veprim të tillë.
Në vijim theksohet se për tu ndalur ky ves po përgatitet një “dietë” e cila duhet zbatuar.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





