Transmetuar më 05-11-2012, 11:38

Një fëmijë i vogël vetëm 3 vjeç u shqye nga një tufë qensh të egër në kopshtin zoologjik, kur ai ra brenda kafazit të tyre.

Fëmija bashkë me nënën po vizitonte kopshtin zoologjik Pittsburgh Zoo & PPG kur ra nga kangjellat brenda kafazit të tyre, ndërsa qentë e copëtuan për vdekje.

Roja i kopshtit zoologjik nisi të qëllojë mbi kafshët me shigjeta por fëmija u shqye dhe u coptua deri sa vdiq.

Ende nuk dihet se si fëmija ra brenda kafazit dhe si u sulmua nga qentë, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht kopshti zoologjik u mbyll.

Këta qenë të egër të njohur ndryshe si qen afrikanë shqyen vogëlushin, ndërsa nga zyrtarët e parkut thuhet se nuk ka ndodhur ndonjëherë asnjë sulm mbi ndonjë vizitor.

Nga ana e policisë siç raporton noa.al thuhet se nëna e kishte vendosur vogëlushin sipër kafazit të kafshëve për ti parë më mirë ata, kur befas fëmija ka rënë brenda tij.

Tufa e qenve vrasës përbëhej nga 10 prej tyre.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit