

Këngëtarja Genta Ismajli ka udhëtuar drejt Zvicrës, për të marrë pjesë në koncertin e organizuar për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për manifestimin qendror të diasporës shqiptare që do të zhvillohet sonte në Gjenevë.
Krahas Gentës, do të performojnë edhe këngëtarë të tjerë të muzikës argëtuese e moderne, si: Elita 5, Tuna, Poni, Soni Malaj, e shumë këngëtarë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare.
Nga këngëtarët e njohur të muzikës klasike e popullore, që sonte performojnë në Gjenevë janë : Sajmir Pirgu, Ermonela Jaho, Inva Mula, Irini Qirijako, Shkurte Fejza, Enkeleda Arifi, Kastriot Tusha, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi etj.
Në këtë spektakël do jenë të pranishëm edhe personalitetet më të njohura të kombit, si Vaçe Zela, Mirush Kabashi, Nexhmije Pagarusha, Çun Lajqi, Yllka Mujo e shumë të tjerë, në moderimin e Adi Krastës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





