Transmetuar më 04-11-2012, 14:39

Para 25 vitesh është ngjitur në skenën muzikore dhe që nga fillimi i karrierës artistike, stili i saj i veçantë ka qenë çelësi i suksesit.

Për të celebruar këtë përvjetor, Kylie Minogue ka bashkëpunuar me një fotograf për realizimin e një libri, ku përmblidhen të gjitha prezantimet e suksesshme ndër vite, raporton noa.al.

Në këtë galeri imazhesh shfaqen disa nga fotografitë më të bukura të këngëtares gjatë karrierës së saj artistike.

Në njërën prej këtyre Kylie pozon për “Dolce&Gabbana”, ku fotografi deklaron se ishte hera e parë që punonte me këngëtaren dhe e vlerësonte atë si një diamant të vërtetë.

Në vitin 2003, Kylie shfaqet në kopertinën e revistës “Vogue” në Australi ku pozon me të brendshme.

Në vitin 2003, fotografi i një stilisti tepër të njohur ka punuar me Kylie në Paris për revistën “Elle”.

“Para se të nisnim punën kam pyetur fotografin dhe asistentin e tij se cili ishte imazhi që ata kërkonin, dhe njëzëri më janë përgjigjur: Ju”, rrëfen këngëtarja.

Në vitin 2008, një tjetër fotograf vlerëson pamjen e këngëtares duke vlerësuar elegancën e trupit dhe sjelljen e saj.

Një këngëtare e famshme por edhe e bukur gjithashtu, Kylie është vlerësuar për zërin dhe trupin ndërkohë që ditët e fundit ka prezantuar edhe albumin më të fundit muzikor, për 25-vjetorin e karrierës së saj.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit