Transmetuar më 04-11-2012, 08:54

Tiranë, 4 nëntor 2012, NOA- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e diel 4 nëntor 2012.

Gazeta “Panorama”, ka si kryeartikull: “Reagon Elsa Lila: Vrasësi i nënës sime, gjykata më shokoi”.

Të tjerë shkrime të kësaj gazete; “Italiani i tumorit në Tiranë, gazeta e kap duke bërë pazar për kurën me sodë buke”, “Intervista, Malaj: Statusi, qëndrimi i PS të jetë i shpejtë dhe pa ekuivokë”, “Përplasjet PD-PS, vdekja e Lirak Bejkos, trupi vjen të martën”.

Ndërsa gazeta “Koha Jonë”, ka si shkrim kryesor për ditën e sotme; “PD ngushëllon familjen e Lirak Bejkos, kryeministri merr masa për kthimin e të ndjerit nga Italia: Të hetohen ata që donin të kthenin kufomat në vota”.

Të tjerë shkrime të kësaj gazete; “Basha në Selitë, nis ndërhyrja në 5 rrugë”, “100-vjetori, Rama: Programi i festimeve vulgar dhe bajat”, “Reportazh, çifti gjerman rreth botës, rrëfen ndalesën në Shqipëri”.

Nga kronika, “Tiranë, humb jetën emigranti, e plagosën tek Liqeni Artificial”, “Vrasja e Hënës në Korçë, tension në sallën e gjyqit”.

Shkrime të tjera nga politika, “Takimet me FRPD, Berisha: Mbajtëm premtimet, meritojmë mandat të tretë”, “Aleati i PS, Ngjela rizgjon thirrjet për dhunë, i bashkohet dhe Kola”, “Intervista, Përnaska: Mosvotimi i 3 ligjeve, njollë politike për PS”.

“Koha Tjetër”, Tonin Tërshana: Askush nuk u dënua për shkak se këndoi në Festivalin e 11-të. “Greta Koçi: Pasionin që kam për politikën nuk dua ta ndaj me Enin”, “Bleona përballet me një incident në Dubai”.

Gazeta "Shekulli" hapet me artikullin: “Policët lejuan vrasjen e të burgosurit”.

Në faqen e parë të kësaj të përditshmeje lexojmë edhe intervistën ekskluzive të ministrit Edmond Panariti: “Ekstremistët grekë do të ndiqen nga SHISH”.

Të tjerë shkrime në faqet e kësaj gazete do të gjejmë, “Ish-të përndjekurit, refuzojnë ndihmën e Berishës”, “Alban Doda, vdes 31-vjeçari e plagosën sa erdhi nga Holanda”, “Stresi, pistoleta ime pa fishekë e mbaja për t’u mburrur”.

“Gazeta Shqiptare”, ka si kryeartikull për ditën e diel: “Pronat, metoda e re e vlerësimit të çmimeve. Vendimi, harta dhe formula për pasuritë e paluajtshme”.

Të tjerë shkrime të kësaj të përditshmeje, “Pagat dhe gradat, tabelat e reja për çdo rang brenda policisë”, “Vëllai i Lirak Bejkos: Vdekjen ia përshpejtoi edhe infeksioni”.

Po ashtu në brendësi të kësaj gazete do të lexoni edhe, “Pavarësia, Rama: Programi për 100 vjetorin është komunist”, si dhe “Tiranë, zbriste nga ballkoni i të dashurës humb jetën i riu”, “Ditari i gjeneralit nazist në Shqipëri”.

Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një përmbledhje të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected].

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit