Transmetuar më 03-11-2012, 21:15

Ancona, 3 nëntor 2012, NOA- Dy vëllezër shqiptarë, emigrant në Itali kanë përfunduar në pranga pasi rrahën dhe vodhën një person.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të Italisë, ku një shtetas rumun denoncoi vjedhjen në polici dhe ka rrëfyer se ishte goditur nga tre të rinj shqiptarë, pa asnjë arsye konkrete, raporton noa.al.

Por, rumuni gjithashtu ka treguar se pas 20 minutash nga sulmi i parë, i shoqëruar këtë herë nga nëna e tij, është rrahur sërish nga katër djem, tre prej të cilëve ishin agresorët shqiptarë.

Pasi e kanë goditur, dy prej të rinjve i kanë marrë xhupin dhe celularin dhe janë larguar të qetë pa e menduar se djali do t’i denonconte në polici.

Ndërkohë që policia nisi kërkimet në zonë dhe arriti të identifikojë dhe prangosë dy vëllezërit shqiptarë, përkatësisht 21 dhe 18-vjeç.

Në momentin e arrestimit, njëri prej tyre mbante veshur xhupin që i kishte vjedhur shtetasit rumun.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit