

Të shohësh adresën e Facebook, njëlloj si t’i lexosh mendjen e dikujt
Jeni të lumtur dhe doni të ndani një lajm me miqtë në Facebook. Doni të shani burrin që harroi përvjetorin, apo do shfryni nervat me shefin që nuk u dha leje? Para se t’i shkruani këto gjëra në Facebook është mirë të mendoheni pak. Rrjeti social është një regjistër i mirë i emocioneve tuaja, por mos harroni se kini dhe një jetë private që po ua tregoni të gjithëve.
Një televizion belg ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’u kujtuar njerëzve sesa kujdes duhet të kenë në rrjetet sociale.
Në një reklamë televizive, gazetarja ndalon disa njerëz në rrugë, “rastësisht” dhe u thotë nëse janë gati të takohen me dikë që lexon mendimet. Më pas ata ulën në një dhomë të veçantë dhe personi që pretendon se lexon mendimet nis dhe flet për detaje nga jeta e atij që ka përballë. Edhe pse nuk janë takuar kurrë bashkë, ai u tregon se kur e kanë ditëlindjen, kë kanë mik të ngushtë, si e ka emrin e dashura apo i dashuri, çfarë tatuazhesh kanë në trup, ku i kanë kaluar pushimet, madhe edhe ndonjë numër llogarie në bankë.
Gjithçka duket si mbinatyrore. Në fakt është shumë e thjeshtë, personi që thotë se lexon mendimet nuk ka bërë asgjë më shumë, por mashtron. Ai ka hapur Facebook dhe ka gjetur gjithë informacionin privat që njerëzit e kanë shkuar vet në adresat e tyre.
Deri këtu nuk ka asnjë problem, por mendoni sikur ky informacion të jetë në duart e personave që duan t’ju bëjnë keq. Facebook është bërë një mjet i rëndësishëm komunikimi, por gjithnjë e më tepër lajmet nga Facebook po i përkasin kronikës së zezë. Ndaj, s’është keq te mendoheni pak më shumë para tabelës që shkuan në wall-in e Facebook; “What’s in on your mind”?.
VIDEO: Video që po bën xhiron e botës, të fshehtat që dalin nga Facebook
Shënim: Videot suportohen nga çdo browser Mozila, IE, Safari etj. Nuk suportohen optimalisht nga Chrome. Nëse video nuk ju hapet, klikoni këtu
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





