Transmetuar më 03-11-2012, 19:01

Ishte vetëm 16 vjeçe kur u ngjit për herë të parë në skenën! Tashmë ajo është një zë që konkurron mes këngëtarëve me provojë të gjatë artistike në skenë. Kjo është Kejsi Tola, e cila në një intervistë për “Koha Tjetër” rrëfen konkurrim në Kënga Magjike me këngën “Perëndeshë e fantazisë”, bashkëpunimin me kantautorin Alban Skënderaj dhe Dimitrov, pritshmërinë e saj në muzikë si dhe projektet në vazhdim. “Perëndeshë e fantazisë” është një këngë e cila vjen e kompozuar nga Alban Skënderaj, me orkestrim të Darko Dimitrov. Është nga ato këngë që më ka impresionuar që me herën e parë që e dëgjova dhe “më la pa frymë” kur mora edhe tekstin dhe orkestrimin”. Për Kejsi Tolën duket se ka ardhur momenti të realizojë dhe videoklipin e parë si artiste e skenës shqiptare, pa lënë pas edhe një surprizë të veçantë për të gjithë fansat e saj, interpretimin e muzikës klasike.

Më poshtë ndiqni këtë intervistë dhënë sot tek e përditshmja “Koha Jonë” 

“Perëndeshë e fantazisë” është kënga që prezantuat në festivalin e Këngës Magjike 2012…?

“Perëndeshë e fantazisë” është një këngë e cila vjen e kompozuar nga Alban Skenderaj, me orkestrim të Darko Dimitrov. Është nga ato këngë që më ka impresionuar që me herën e parë që e dëgjova dhe “më la pa frymë” kur mora edhe tekstin dhe orkestrimin.

Bashkëpunimi me Alban Skenderajn, ndoshta është një ogur i mirë për ju në këtë edicion të Këngës Magjike?

Deri më tani gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe ndoshta mund ta quaj kështu!

Pas prezantimit, “Perëndeshë e fantazisë” është pritur shumë mirë, dhe gati për pak ditë ka marrë mijëra klikime ne yotube. Mendoni se do të arrini ndonjë çmim?

Pjesëmarrja ime në Kënga Magjike 2012 në këtë edicion është e veçantë. E rëndësishme për mua është që kënga është pritur shumë mirë dhe kjo më lumturon. Pjesa tjetër ngelet për tu parë.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë shfaqeni melodioze dhe e pjekur artistikisht. Mendoni se është perfomanca më e bukur që keni bërë deri në këto momente?

“Perëndeshë…” është një këngë me tekst të fortë dhe shumë domethënës e cila të imponohet ta interpretosh. Por, gjithsesi nuk mund ta them këtë sepse secila nga performancat e mija ka vendin dhe rëndësinë e tyre. Është normale që me kalimin e kohës çdo këngëtar fiton pjekuri artistike dhe ndoshta kjo bën të duket si kënga më e mirë deri në këto momente.

Ka ndonjë dedikim me  këngë në këtë edicion?

Jo kënga nuk ka ndonjë dedikim të veçantë, thjeshtë më ka impresionuar që në fillim.

Keto ditë u festua “Halloween”, një festë tashmë e kthyer në traditë. Cila ishte maska juaj?

Nuk vendosa maskë, por vetëm një paruke të madhe të zezë me kaçurrela (qesh). U mundova mos të njihesha dhe të isha pak e frikshme njëkohësisht!

Sa kohë ju zë muzika gjatë ditës?

Muzika është ajo që më mbush me ajër. Ajo më zë pothuajse gjithë ditën, sepse unë edhe studioj muzikë dhe gjatë gjithë kohës jam e lidhur me muzikën. Në qoftë se dikush duhet të lexoj 100 faqe histori ekonomie, unë duhet të lexoj 100 faqe histori muzike.

Mendoni se ka ardhur koha të realizoni një videoklip?

Mendoj se është momenti i duhur. Shumë shpejt do të realizoj një video të re. Ndoshta edhe një këngë të re të shoqëruar nga videoklipi.

Pas një suksesi si një këngëtare e talentuar edhe pse në një moshë të re, mendoni se keni arritur majat?

Besoj se gjithmonë ka diçka të re për të cilën mund të punosh dhe se është akoma shpejt për të thënë se kam arritur majat. Jam rrugës dhe kam punuar fort. Ndërkaq do të vazhdoj ta bëj për të arritur më të mirën time si këngëtare.

Cila është skena e ëndrrave tuaja?

Muzika klasike. Duke qenë se kam kënduar në disa skena, por gjithmonë ka qenë me këngë të muzikës së lehtë. Tani që studioj për kanto do të doja që publiku të më shihte duke debutuar me interpretimet në muzikë klasike.

Cilat janë projektet tuaja në vazhdim?

Kam disa projekte, por për momentin mbesin surprizë!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit