Transmetuar më 03-11-2012, 11:53

Anija kozmike Atlantis ka bërë orët e fundit të udhëtimit të saj të gjatë, para ‘pensionimit’ në një muze në Floridë, në Qendrën Hapësinore Kennedy.

Punëtorët bartnin një pano në të cilën shkruhej “Ne e bëmë historinë”, derisa përcillnin Atlantisin jashtë kompleksit ku u nis për të bërë udhëtimin 16 kilometërsh, para se të ekspozohet për publikun, raporton RFE.

Flota e vjetëruar e anijeve të ripërdorshme kozmike, ka pushuar së punuari në vitin e kaluar, me fluturimin e fundit të anijes Atlantis në korrik të 2011.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit