Transmetuar më 03-11-2012, 11:42

Tiranë, 3 nëntor 2012, NOA – Grupi i ish të përndjekurve që ishin pjesë e grevës së urisë së zhvilluar disa javë më parë, kanë qenë mëngjesin e sotëm për vizitë në familjen e Lirak Bejkos, ish të dënuarit politik që humbi jetën një ditë më parë.

Ish-koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa akuzoi kryeministrin Berisha si përgjegjës për vdekjen e Bejkos. “Ti, Sali Berisha je përgjegjësi i drejtpërdrejtë i vdekjes së Lirak Bejkos. Ti je përgjegjës për të gjitha krimet. Shqiptarët do të vonojnë por nuk do të harrojnë,”- tha Tufa.

Lirak Bejko, ishte një nga dy ish-të përndjekurit politikë të cilët ndërmorën aktin e vetëflijimit në shenjë proteste ndaj për mosplotësimin e kërkesave të tyre për dhënien e dëmshpërblimit. Ai nderoi jetë dje rreth mesditës një nga spitalet e Barit në Itali, ku ndodhej për kurim.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit