Transmetuar më 03-11-2012, 09:23

Fier, 3 nëntor 2012, NOA – Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit dhe viktima është Sokol Nani, 40-vjeç. Makina e të cilit është përplasur me një mur rrethues.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Ai udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit. Makina është përplasur në afërsi të lagjes “1 Maji” në qytetin e Fierit.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit