Transmetuar më 03-11-2012, 02:04
Festimet për 100 vjetorin e pavarësisë do të fillojnë në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit në Vlorë me ngritjen e flamurit nga presidenti i republikës Bujar Nishani, për të vijuar në Tiranë me një atmosferë festive, e cila do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Kështu deklaroi Ministri i Kulturës Aldo Bumçi gjatë prezantimit të kalendarit artistik për kremtimet e kësaj dite të shenjtë për shqiptarët. Axhenda e aktiviteteve është e larmishme me ekspozita, koncerte shfaqje festivale, përurim monumentesh e shtatores të figurave historike, që janë krijuar enkas për këtë përvjetor të shtetit shqiptar. Ministri nënvizoi si moment të veçantë ardhjen e shpatës dhe Përkrenares, si dhe Mesharit për herë të parë në Shqipëri. Kostoja financiare për festimet deri tani, sipas Bumçit, është 300 milionë lekë. Të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen brenda dhe jashtë Shqipërisë do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës me oraret dhe vendet se ku do të organizohen. KALENDARI I AKTIVITETEVE KUSHTUAR 100 VJETORIT TE PAVARESISE

Festimet për 100 vjetorin e pavarësisë do të fillojnë në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit në Vlorë me ngritjen e flamurit nga presidenti i republikës Bujar Nishani, për të vijuar në Tiranë me një atmosferë festive, e cila do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Kështu deklaroi Ministri i Kulturës Aldo Bumçi gjatë prezantimit të kalendarit artistik për kremtimet e kësaj dite të shenjtë për shqiptarët.

Axhenda e aktiviteteve është e larmishme me ekspozita, koncerte shfaqje festivale, përurim monumentesh e shtatores të figurave historike, që janë krijuar enkas për këtë përvjetor të shtetit shqiptar. Ministri nënvizoi si moment të veçantë ardhjen e shpatës dhe Përkrenares, si dhe Mesharit për herë të parë në Shqipëri. Kostoja financiare për festimet deri tani, sipas Bumçit, është 300 milionë lekë.

Të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen brenda dhe jashtë Shqipërisë do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës me oraret dhe vendet se ku do të organizohen.

KALENDARI I AKTIVITETEVE KUSHTUAR 100 VJETORIT TE PAVARESISE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit