



Nëna e re ishte larguar nga shtëpia me idenë se foshnjën e saj e kishte në duart të sigurta, por kur kthehet në mbrëmje vonë për të puthur vogëlushin, e gjen atë pa ndjenja.
Një 33-vjeçar, kujdesej një mbrëmje për foshnjën e të dashurës së tij, por në një moment tepër i acaruar ka torturuar në mënyrë të tmerrshme fëmijën, vetëm 18-muajsh.
E qara e fëmijës ka nevrikosur 33-vjeçarin, i cili ka gjetur si zgjidhje të shpejtë, hedhjen e fëmijës në dysheme dhe më pas përplasjen e kokës në mur, raporton noa.al.
Scott Hepburn është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau fëmijën e të dashurës së tij, në momentin kur kujdesej për foshnjën 18-muajshe.
Hepburn fillimisht e ka hedhur vogëlushin Ashley dy herë në dysheme, e ndërsa foshnja vazhdonte të qante i ka përplasur fort kokën pas murit dhe më pas e ka mbuluar në krevatin e tij, që të dukej sikur po flinte.
Pasi kreu krimin, ai zbriti në katin e poshtëm të banesës dhe shikonte televizor, ndërsa nëna Knox, e dashura e tij prej katër muajsh kur mbërriti në shtëpi gjeti djalin pa ndjenja, në momentin që shkoi pranë shtratit të tij për t’i dhënë puthjen e mbrëmjes.
Në këtë moment, Hepburn është shfajësuar menjëherë duke deklaruara para të dashurës se nuk e dinte që vogëlushi kishte pësuar fraktura të rënda në kokë dhe njërën këmbë e kishte të thyer.
Ndonëse Ashley u dërgua në spital ai nuk mund t’i rezistonte plagëve të marra dhe humbi jetën.
Pasi u shpall fajtor për vrasjen e foshnjës, 33-vjeçari u dënuar me burgim të përjetshëm dhe gjyqtari i tregoi atij: “Keni qenë vetëm me Ashley për rreth një orë gjatë kohës kur ju e keni vrarë brutalisht atë. Arsyen e kryerjes së këtij akti ju e keni shpjeguar me faktin sepse vogëlushi qante pa pushim atë mbrëmje”.
Ndërsa vet para uniformave blu, 33-vjeçari shpjegoi krimin duke theksuar se djali i vogël ishte në divan dhe nisi të qante dhe në këtë moment ndonëse ai e ka marrë në krahë, vogëlushi nuk ka pushuar.
“E hodha foshnjën në dysheme, por ai sërish qante, kështu që unë e përsërita sërish këtë veprim, por ai nuk pushonte. Më pas i përplasa kokën pas murit dhe ai pushoi”, rrëfeu 33-vjeçari.
Samantha Knox e kishte njohur vrasësin e fëmijës së saj në Facebook vetëm katër muaj më parë.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





