

Prishtinë, 2 nëntor 2012, NOA- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë nënvizoi se mbi politikat ditore, rezultati përfundimtar i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë njohja reciproke e të dy shteteve.
Ndër të tjera Thaçi ka theksuar rëndësinë e vizitës së Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, raporton noa.al.
“Porosia dhe mesazhet e kësaj vizite do t’i shërbejnë fuqishëm të ardhmes së Kosovës dhe stabilitetit të rajonit”, ka thënë Thaçi.
Gjithashtu ai ka vlerësuar edhe debatin e zhvilluar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ka falënderuar angazhimin e gjithë spektrit politik të Kosovës.
Në vijim, qeveria e Kosovës ka vijuar diskutimet dhe ka miratuar Raportin Statistikor për zbatimin e Planit të Veprimit për Partneritet Evropian.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





