

Milano, 2 nëntor 2012, NOA/A.Ymeraj- Një kontroll normal i makinës nga ana e policisë rezultoi fatal për një të ri shqiptar me banim në Itali.
26 vjeçari i identifikuar si Besmir B., u bllokua në Milano të Italisë në një postbllok në autostradë, pasi sjelljet e tij nervoze shtynë punonjësit e policisë që të kontrollonin në mënyrë më të hollësishme makinën.
Gjatë kërkimit siç raporton noa.al brenda sedijes së pasme të makinës ishin fshehur 7 pako kokainë me një peshë në total prej 7 kilogramë e gjysmë.
Lënda narkotike ishte paketuar dhe mbështjellë me letër natriban në mënyrë që të vështirësohej nuhatja nga qentë.
Transportuesi i kokainës u dërgua në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij, origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





