Transmetuar më 02-11-2012, 14:54

Frikë e madhe por pa pasojë për futbollistin Ronaldinjo, i cili u përfshi në një aksident rrugor me makinën e tij Porsche Cayenne në Galo.

Futbollisti i Atletico Mineiro, ish futbollist i Barcellonës dhe Milan, ishte ulur në sediljen e pasme të makinës e cila drejtohej nga shoferi.

“Falë Zotit asnjëri nuk u plagos seriozisht, në aksidentin me makinë të ndodhur para stërvitjes. Isha në makinë me shoferin tim Daniel dhe u trembëm pa masë’, shkruan Ronaldinjo në Twitter.

Siç raporton noa.al drejtuesi i makinës tjetër mbeti i plagosur lehtë ndërsa u dërgua në qendrën shëndetësore.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit