

Elbasan, 2 nëntor 2012, NOA- I dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit Klodian Lumani pasditen e djeshme në Elbasan, 24 vjeçari Sajmir Muça është vënë në prangat e policisë.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë së lajmeve noa.al se si viktima edhe autori dyshohet se në momentin e ngjarjes ishin të droguar, ndërsa thuhet se merreshin me aktivitetin e shpërndarjes së drogës.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një konflikt i momentit ka bërë që Muça të godasë me thikë disa herë Lumanin duke i shkaktuar edhe vdekjen si pasojë e një goditje në zemër.
Menjëherë pasi e qëlloi, Muça u largua nga vendi i ngjarjes duke u fshehur për orë të tëra deri sa policia ra në gjurmët e tij.
a.y/noa.al
Goditet me thikë, vritet një i ri në Elbasan
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





