

Tiranë, 2 nëntor 2012, NOA- Kryeministri Sali Berisha nga ekspozita dokumentare për 100 vjetorin e pavarësisë, “Koha e memorandumeve nga Lidhja e Prizrenit deri te Kongresi i Lushnjes” ftoi gjithë qytetarët që të njihen me dokumentet në themel të përpjekjeve historike të shqiptarëve për të ndërtuar shtetin e tyre të pavarur.
“Një vështrim i shpejtë, ajo që bie në sy është një zgjim i madh i shqiptarëve në gjithë trojet etnike dhe shqiptarëve në diasporë dhe kudo ku ndodhen dhe kjo përbën një nga habitë e mëdha të kohës. Mbresëlënëse dokumentet e Lidhjes së Prizrenit që mishërojnë idealin e bashkimit kombëtar, ideal që do i frymëzojë në çdo kohë për zhvillim dhe bashkim”, deklaroi Berisha citon noa.al.
Sipas tij përmes kësaj ekspozite dokumentare grupohen një varg ngjarjesh të historisë së shqiptarëve.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





