Transmetuar më 01-11-2012, 23:53

Pavarësisht asaj sa njerëz i njohim dhe me sa jemi të rrethuar, gjithmonë na duhet shoqja më e mirë. Atë askush kurrë nuk do të mund ta zëvendësojë. Megjithatë, secila femër të paktën një herë e ka lënë shoqen e vet më të mirë në plan të dytë. Fatmirësisht, shoqja juaj më e mirë ju do aq shumë saqë as këtë nuk do t’ua shohë për të madhe.

Sido që të jetë, miqtë janë të rëndësishëm. Momentet që i kalojmë me ta janë unike. Miqtë janë pjesë e familjes që e zgjedhim vetë. Ju sjellim disa arsye që do t’ua përkujtojnë pse janë të rëndësishëm miqtë.

Blerja – Nëse dëshironi të shkoni me dikë për të blerë, më së miri do të ishte që kjo të jetë shoqja juaj. Përveçse do të jetë e sinqertë kur ta pyesni për mendim, me të do të jetë edhe më  interesant. Përveç kësaj, pavarësisht asaj sa është partneri juaj i mirë apo i këndshëm, ai kurrë nuk do të arrijë të kuptojë atë dallimin të rëndësishëm në mes ngjyrës rozë dhe vjollcë.

Terapia grupore – Pavarësisht llojit të problemit që ju mundon, nuk ka terapi më të mirë sesa biseda me shoqen. Ajo do t’u dëgjojë, ngushëllojë, kuptojë dhe me siguri do të gjejë mënyrë për t’ju disponuar. Askush nuk do t’ju kuptojë më mirë se shoqja juaj më e mirë.

Shikimi i telenovelave – Pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe mundit tuaj, partneri juaj me siguri nuk do të ndryshojë mendimin se sa i pakuptimtë është shikimi i telenovelave. Kjo mund të shërbejë edhe si pretekst i mirë për të shikuar telenovelat me shoqet tuaja. Nuk ka asgjë më mirë se disa ushqime të lehta dhe shoqet, derisa shikoni telenovelën.

Tubimi me shoqet – Pavarësisht asaj se a do të dilni në klub apo do të keni pizhame party, mbledhjet apo tubimet me shoqet tuaja me siguri do t’ju bëjnë mirë. Vetë mendimi që jeni në grupin e njerëzve që ju do, respekton dhe plotëson, do t’ju japë një valë të energjisë, ndjenjën e çlirimit  dhe të gjallërisë.

Ankimi – Meshkujt gjithmonë do të mbesin djelmosha në një mënyrë. Ata nuk mund të lexojnë mendimet dhe të bashkëndiejnë me ju si shoqet më të mira. Ndonjëherë ankimi apo qarja tek shoqja më e mirë do t’ju bëjë mirë.

Biseda për seksin dhe trupin – Mund të keni pyetje në të cilat nuk mund të përgjigjet partneri juaj. Në fund të fundit, askush as nuk do t’ju kuptojë më mirë se shoqja juaj, e cila ndoshta ka përvoja të ngjashme. Po ashtu, disa gjëra më lehtë ndahen me shoqen, sidomos nëse ju dhe partneri jeni në fillim të lidhjes.

Terapia me vallëzim – Kur jeni të lodhura nga gjithçka, nuk ka terapi më të mirë se vallëzimi. Ka klube të ndryshme, me muzikë dhe njerëz të ndryshëm. Por në ju mbetet të mblidhni shoqet tuaja dhe të shkoni të argëtoheni. Po ashtu partneri juaj me siguri nuk do të vallëzojë me ju ashtu siç e bëjnë këtë gjë shoqet tuaja.

Sinqeriteti – Sigurisht që dëshironi miq për shkak të cilëve do të ndiheni mirë, por edhe nga të cilët do të mund të merrni përgjigje të sinqertë. E dini që partneri juaj nuk është tërësisht i sinqertë kur ju thotë që nuk dukeni e trashë në ata pantallona. Në situatat e tilla, askush nuk do t’u japë përgjigje më të sinqertë se shoqja juaj.

Mirëkuptimi – Ju duhen njerëz që ju kuptojnë, që do t’ju japin një këshillë të dobishme. Femrat janë më të mira për të bashkëndier sesa meshkujt. Partneri juaj me siguri do të dëshirojë t’ju ndihmojë, por sigurisht që shoqja juaj di ta bëjë këtë gjë më së miri.

Dashnore më e mirë – E rëndësishme është që sa jeni në lidhje disa gjëra t’i bëni në mënyrë të ndarë. Menjëherë do të merreni vesh më mirë. Femra, e cila ka miqtë e saj dhe di çfarë dëshiron, është më pak e varur nga partneri, çka ndihmon për të ndërtuar një raport pozitiv. Po ashtu është joreale që të prisni që nga një person do të mund të merrni gjithmonë atë që ju nevojitet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit