Transmetuar më 01-11-2012, 21:55

Athinë, 1 nëntor 2012, NOA- Drejtësia greke la të lirë gazetarin Kostas Vaksevanis 46 vjeç i akuzuar për shkeljen e të dhënave private, pasi publikoi një listë me titullarë të përfshirë në evazion fiskal.

Siç raporton noa.al lirimi i tij erdhi pavarësisht se ministria kërkoi dënimin e tij.

Gazetari grek, Kostas Vaksevanis akuzohet për publikimin e të ashtuquajturës lista “Lagarde”, ku ndodhen emrat e 2059 shtetasve grekë, të cilët kanë depozituar paratë në llogari të fshehta Zvicër dhe mes tyre figurojnë edhe politikanë të njohur grekë.

Mësohet se lista në fjalë ka dalë në vitin 2010 nga drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde në kohën kur ajo ishte ministre e Financave në Francë, listë të cilën ia kishte dorëzuar homologut grek Jorgos Papakostandinu.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit