Transmetuar më 01-11-2012, 21:32

Një vajzë 15 vjeçare dyshohej se kishte takuar një djalë të ri pa lejen e prindërve dhe miratimin e tyre dhe për këtë arsye u vra me acid.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë të Kashmir-it në Pakistan ku babai i 15 vjeçares e rrahu dhe më pas i hodhi acid sipër trupit, i ndihmuar nga e shoqja.

Nga ana e policisë siç raporton noa.al deklarohet se pavarësisht dëmtimeve prindërit pritën që të gdhihej dita tjetër që ta dërgonin vajzën në spital, ku dhe gjeti vdekjen.

Kjo ngjarje u deklarua nga polici nga motra e vajzës së vrarë e cila tregoi gjithë skenën makabre që kishte parë me sy.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit