Transmetuar më 01-11-2012, 20:58

Elbasan, 1 nëntor 2012, NOA- (Update) Vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, duket se nuk është bërë në kthjelltësi të plotë.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për noa.al se Klodian Lumani i vrarë me thikë në lagjen “Beqir Dardha” ishte i droguar, ashtu si dhe vrasësi i tij.

Nga ana e uniformave blu është identifikuar si i dyshuar për vrasjen, Sajmir Muça i cili dyshohet të ketë qenë i droguar dhe një zënkë e momentit ka bërë që ai të qëllojë me thikë mbi 30 vjeçarin duke i marrë jetën.

Lidhur me këtë rast nga ana e uniformave blu është bërë shpallja në kërkim e Muçës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.y/noa.al

Goditet me thikë, vritet një i ri në Elbasan

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit