



Një modele e fiksuar pas pamjes së saj gjeti vdekjen pas një operacioni të dështuar estetik.
Pamela Nascimento, 27 vjeç gjeti vdekjen pasi humbi shumë gjak gjatë një operacioni në një klinikë në Sao Paolo të Brazilit si rrjedhojë e një hemorragjie fatale.
Doktor Julio Yoshimura po përballet me akuzat e vrasjes dhe mashtrimit të modeles deri sa i shkaktoi vdekjen asaj, ndërsa edhe certifikata e vdekjes u firmos po nga ky doktor.
Halla e saj Enedida Nascimento, tregoi se mbesa e saj kishte shkuar të hiqte disa yndyrna të tepërta si dhe variçet që kishte në këmbë, por se nuk u kishte thënë familjarëve për ndërhyrjen.
Ajo tregoi se kishte shkuar në spital për të njohur trupin e saj, ndërsa tregon se mjekët ishin të tensionuar.
Në pretendimin e saj siç raporton noa.al halla e viktimës dyshon se diçka nuk ka shkuar mirë në operacionin e mbesës dhe për këtë arsye doktorët hezitojnë duke thënë se pësoi shok në operacion si rrjedhojë e hemorragjisë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





