Transmetuar më 01-11-2012, 16:08

Prishtinë, 1 nëntor 2012, NOA- Një operacion i policisë së Prishtinës i koduar ‘Tetori 2012” bëri kontroll në shtatë vendndodhje të ndryshme konkretisht lokale të dyshuara për prostitucion.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të stafit punues dhe pronarëve, janë vërejtur parregullsi të dokumentacionit dhe lidhur me këto çështje nga ana e inspektorëve komunal pronarëve të këtyre lokaleve ju është komunikuar masa ndëshkimore me gjobë dhe dy nga këto lokale janë mbyllur.

Gjatë kontrollimit të personave të pranishëm në njërin nga këto restorante i cili gjendet në qytetin e Fushë Kosovës janë gjetur 3 armë zjarri, konkretisht 1 revole TT prodhim rus e kalibrit 7.62 mm me një karikator dhe gjashtë fishek; 1 pistoletë zastava e kalibrit 8 mm me një karikator dhe një fishek dhe 1 revolver ngjyrë hiri kalibri 22 magnum prodhim gjerman.

Si rrjedhojë efektivët e policisë bën arrestimin e personave të dyshuar tek të cilët u gjetën armët, ndërkohë që armët u sekuestruan.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit