Transmetuar më 01-11-2012, 13:09

Clinton: Ne do të qëndrojmë me ju

"E lumtur që ndodhem në Shqipëri për 100 vjetorin e pavarësisë"

Takimi me Kryeministrin Berisha

Clinton në Tiranë, ish të përndjekurit protestë para Parlamentit

Clinton takon Presidentin Nishani (Foto)

Clinton mbërrin në Tiranë

Tiranë, 1 nëntor 2012, NOA – Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ka kërkuar nga klasa politike zhvillimin e zgjedhjeve normale dhe plotësimin e reformave. Në fjalën e saj në Kuvend, diplomatja amerikane ka theksuar se muajt që vijnë janë kritik për Shqipërinë dhe ka kërkuar nga politika plotësimin e reformave.

“Muajt që vijnë janë kritikë jo vetëm për ju por edhe për popullin tuaj. Si mikeshë dhe admiruese, shpresoj që do të ketë disa objektiva që janë shumë jetike për përparimin tuaj afatgjatë. Ju lutem punoni që zgjedhjet të jenë të hapura e të balancuara. Kjo është për arsyen më të mirë që populli shqiptar të ketë besim tek ju si udhëheqës. E di që ju po punoni për të krijuar një proces efektiv për zgjedhje dhe ju përgëzoj si një person që kam marrë pjesë në zgjedhjet politike e di sa të vështira janë ato”, tha Clinton.

Sekretarja e Shtetit u shpreh; “U bëj thirrje jo vetëm udhëheqësve të Shqipërisë, por popullit që të punojnë për të krijuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të suksesshme”, tha Clinton.

Një tjetër apel i Sekretares ka qenë për çështjen e korrupsionit. “Pikë së dyti ju bëj thirrje që të punoni për një problem që shumë demokraci sot kanë, ky është korrupsioni. Çdo vend ka probleme me korrupsioni, nuk ka një përgjigje të thjeshtë për këtë. Eliminimi i korrupsionit kërkon bashkëpunim, udhëheqësit shqiptarë duhet të punojnë për të luftuar këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”, tha Sekretarja e Shtetit.

Një tjetër apel i Clinton ka qenë dhe bashkëpunimi politik mes partive për integrimin e vendit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit