




Albtelecom dhe Eagle Mobile vazhdojnë të surprizojnë abonentët e tyre me shërbimet dhe ofertat më të fundit. Dy kompanitë kanë prezantuar investimet më të fundit në qytetin e Korçës dhe të Pogradecit, ku krahas shtimit të kapacitetit të rrjetit të Albtelecom, janë prezantuar edhe shërbimet me cilësi të shtuar të telefonisë fikse dhe internetit, si dhe ofertat më konkurruese në treg.
Drejtori i Rrjetit të Shitjeve të Albtelecom dhe Eagle Mobile z. Indrit Daci, gjatë një prononcimi për mediat ka theksuar se dy kompanitë vijnë tashmë në Korçë me një fuqi më të madhe në treg, duke qenë prezantues të një investimi prej mbi 50 milion eurosh në shkallë vendi, një pjesë e mirë e së cilës është përdorur në rajonin e Korçës.
“Ne kemi sjellë shërbime dhe oferta për qytetarët korçarë ndërkohë që synojmë qe ta bëjmë Korçën pararojë të investimeve më të mira të teknologjisë, qoftë në telefoninë fikse dhe internet ashtu edhe në atë celulare. Sot Korça ka kapacitete shumë të mira, dhe së shpejti mund të përfitojë edhe nga teknologjia mobile 3G. Ne jemi këtu për të dëshmuar që ne jemi bashkë me të dyja kompanitë dhe shërbimet e tyre përkatëse, si dhe me ofertat më konkurruese në treg,” – ka thënë Daci.
Ndërkohë, Mersivona Shushi, Drejtoresha rajonale në Korçë nënvizoi se investimet më të fundit u ofrojnë privilegje të mëdha përdoruesve. Znj. Shushi theksoi se tashmë me ofertat dhe shërbimet që ofrohen në këtë qytet pritet të ketë një fluks shumë të gjerë.
Nga ana tjetër për qytetarët pogradecarë janë prezantuar shërbimet dhe ofertat më të fundit që janë gjithashtu dhe më konkurrueset në tregun shqiptar. Pogradeci është qyteti i parë në Shqipëri që ka migruar sistemin e rrjetit të telefonisë fikse dhe internetit nga teknologjia e vjetër TDM, e investuar shumë vjet më parë, në teknologjinë më të fundit NGN. Pas një pune kolosale të stafit të kompanisë, tashmë me anë të teknologjisë më të fundit NGN që është tërësisht funksionale, u mundësohen qytetarëve të Pogradecit shërbime shumë më të shpejta dhe më moderne, si në telefoni fikse ashtu dhe në internet. Në këtë 100 vjetor të Albtelecom dhe shtetit shqiptar, kompania ka ndërmarrë këtë fushatë për të rritur kënaqësinë e përdoruesit shqiptar, si dhe për t’i shpërblyer ata me shërbimet më të reja dhe moderne, ashtu dhe me ofertat më të mira.
Paketa më e fundit i-Fiks 2,399 e ofruar për të gjithë shqiptarët ofron internet me shpejtësi 2 Mbps pa limit dhe 1000 minuta kohë bisede brenda rrjetit ALBtelecom, për thirrje lokale, brenda rajonit dhe midis rajoneve. Kjo ofertë mjaft e veçantë përfshin modem, instalim dhe pajtimin mujor.
Mos harroni të merrni dhuratën 2 Karta SIM Eagle Mobile që flasin FALAS ndërmjet tyre si dhe me numrin tuaj fiks, për 12 muaj.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





