




Teksa shohim këto fotografi, të reperit Big Basta (Gerald Xhari) dhe këngëtares Vesa Luma, na vjen ndërmend kënga e këngëtarit
Adriano Çelentano dhe Klaudia Mori, “Siamo la coppia piu bella del mondo” (Jemi çifti më i bukur në botë).
Këngëtaret janë fotografuar njëherë në studion e tyre, teksa po punojnë për projekte të reja muzikore, por edhe në një ditë relaksi ku Big Basta është duke e puthur në ballë Vesën. Ata duken shumë të lumtur përkrahë njëri-tjetrit.
***
Mesa duket nuk kane ç’te fshehin me. Reperi nga Tirana, Gerald Xhari, i njohur si “Big Basta” dhe kengetarja kosovare Vesa Luma jane shfaqur me shume se nje cift i dashuruar ne naten festive te promovimit te albumit te tij te dyte me titull “Radio & Club (R&C)” te shtunen e kaluar ne “Muza Park”. Albumi i ri, nje prodhim i “Big City’studio”, u promovua ne festen ku ishin te pranishem miq te shumte artiste te Big-ut. Po ate nate, Vesa eshte prezantuar si e dashura ne krah te tij, duke shfaqur ne publik skena perkujdesjeje, njesoj sic do te bente nje grua me burrin e saj. Nga fotot, qe jane realizuar ate nate, duket se Vesa ka madje autoritet ndaj Bigu-t, pasi eshte pare ta mbaje nen kontroll, duke mos e lene per asnje moment vetem. Ndersa Bigu nga ana e tij duket se eshte i dashuruar pas saj, duke lene te kuptohet se per te, Vesa ka qene burimi i frymezimit per 20 kenget e albumit te ri.Lidhja e tyre u zbulua nga gazeta “Panorama” mbi nje vit me pare, ndersa ata ishin te dy protagoniste te spektaklit “Dancing With the Stars”. Ne nje nga after-party-t e ketij show, ata u fotografuan tek kercenin bashke dhe shkembenin sjellje intime. Edhe pse nuk preferuan te flisnin per kete histori dashurie, ata deri diku e pohuan me sjelljen e tyre vetem disa dite pas publikimit te lajmit, ndersa u shfaqen cift ne tapetin e kuq te finales se “Top Fest-it” te vitit te kaluar. Nderkohe qe gjate ketij viti, edhe pse jane pare shpesh ne shoqerine e njeri-tjetrit, ata kane preferuar ta mbajne lidhjen larg shtypit roze. Lidhja e tyre u perforcua me shume pas shpernguljes se Veses ne Tirane, ndersa ishte pjese e jurise se “X Factor”. Ky angazhim i saj ne Tirane erdhi pas publikimit te duetit te tyre ne kete fillimvit, me klipin me titull “Boom”. Pasi u shfaqen ne ekran si cift ne muzike, ata u komentuan si cifti i vitit 2012, edhe pse nuk pranuan te dilnin hapur si te dashur. Ata e cilesuan si nje bashkepunim te miqesise se krijuar ne “Dancing with the stars”, duke sjelle secili stilin e tij. Per sa i perket albumit te ri, vete Bigu ka pohuar se bazohet ne historite e tij personale. “Big City’s studio” publikoi fillimisht klipin “Sot jam vone”, kenge e albumit. Pjese e ketij albumi jane shume emra kengetaresh te tjere, pervec Vesa Lumes, si: Jonida Maliqi, Dj Blunt & Real 1, Brisi i grupit “Supernova”, Mr. Dj Weed, Bicrav Production France, Mc Kresha, Shpat Deda, Eni Koci, Lyrical Son, Angelo, TDS. Nderkohe qe kjo nate promovimi eshte komentuar dhe si nje nate e deklarimit te dashurise se tyre. Vesa Luma dhe “Big Basta” jane te dy 26- vjecare, dhe ende nuk dihet se sa seriozisht do e vazhdojne kete histori, qe deri tani eshte komentuar si lidhje romantike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





