Transmetuar më 10-10-2012, 18:36

Tiranë, 10 tetor 2012, NOA – Eagle Mobile do të jetë operatori i tretë i shërbimeve të gjeneratës së tretë të telefonisë së lëvizshme. Hapja e ofertave u bë sot në mjediset e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP.

Oferta prej 4 milionë e 355 eurosh e “Eagle Mobile” ishte e vetmja mbi vlerën dysheme prej 4 milionë eurosh të përcaktuar nga rregullorja e tenderit.

Operatori tjetër, Plus Communication paraqiti një ofertë simbolike prej 1 euro.

Shpallja zyrtare e “Eagle Mobile” si operatori tretë i autorizuar për shërbime 3G pritet të bëhet brenda pak javësh.

Autorizimi i fundit, për të cilin nuk pati oferta të vlefshme, do të jepet sërish me garë gjatë vitit të ardhshëm.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit