

Itali, 17 gusht 2012, NOA – Policia italiane njoftoi sot arrestimin e një prej bosëve më të rrezikshëm të mafias napolitane, Camorra. Francesco Matrone, 65 vjeç, cilësohet si një prej personave më të rrezikshëm të mafias italiane. Ai ishte në kërkim që nga 2007 për vrasje dhe krime të tjera.
Matrone, bën pjesë në listën e nëntë personave më të rrezikshëm dhe është bërë objekt edhe i një programi special kërkimi. Lista e të kërkuarve ka dhe emrin e Matteo Messina Denaros, maja e kupolës së Cosa Nostra-s, mafia siçiliane.
Matrone u arrestua në një operacion special të policisë italiane në një banesë në qytetin Battipaglia, afër Salernos.
Rreth 100 policë, dhjetëra makina dhe një helikopterë kanë marrë pjesë në operacion.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





