Transmetuar më 09-08-2012, 23:39

Tiranë, NOA.al/Blerina Gjevori – Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare policore dhe nga Spitali Ushtarak Tiranë, Flamur Toskaj ka gjetur vdekjen, kurse nën kujdesin e mjekëve gjenden Ramiz Bashuka dhe Fatjon Biberaj.

Ngjarja ndodhi sonte në zonën e Institutit në Kamzë, raporton noa.al. në rrethana ende të paqarta, personat e mësipërm janë përfshirë në krim, duke pasuar vrasjen e njërit dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Një burim policor i tha agjencisë NOA.al se tre personat ndodheshin te porta e Institutit kur persona ende të panjohur hipur mbi një automjet tip Volkswagen Golf, iu afruan duke hapur zjarr në drejtim të tyre me pasojë plagosjen rëndë. Që të tre u dërguan në spital, por Flamur Toskaj nuk ia doli dot.

Një polic në vendngjarje tregon se ai ishte afër Institutit ku ndodhi vrasja. Ai tha se kishte njoftuar menjëherë sallën operative duke kërkuar përforcime pasi dëgjoi krismat vrastare. b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit