

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro konservative ndaj gjithë kompanive të biznesmenit te njohur Rezart Taçi, për shkak të një borxhi të pakthyer prej 75 milionë eurosh, marrë për blerjen e kompanisë “ARMO” nga Azerbajxhani. Taçi njihet së fundi edhe si pronar i televizionit Albania Screen, ish Alsat Tv.
Sipas Top Channel, Gjykata e Tiranës ka urdhëruar vendosjen e sekuestros konservative pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% të aksioneve të shoqërisë “ARMO”, të zotëruara nga shoqëria “AMRA Oil”.
Gjykata po ashtu ka kërkuar vendosjen e sekuestros konservative mbi llogaritë bankare të dy shoqërive të sipërpërmendura, ndërsa ka kërkuar gjithashtu bllokim të pasurive të paluajtshme të “ARMO”, si dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut të saj deri në përfundim të gjykimit.
Sekuestroja vendoset për një shume jo më të madhe se 75 milionë euro. Ky vendim, i dhënë nga gjyqtari Ilir Çeliku, erdhi pas kërkesës së Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, e cila ka provuar me fakte para gjykatës se për të realizuar investime në Shqipëri ka depozituar në nëntor të vitit 2008, në llogarinë e bankës Credins, shumën prej 75 milionë eurosh.
Gjykata ka provuar se kjo shumë është depozituar në bankën Credins në tre këste. Kësti i parë është depozituar më datë 18 nëntor 2008 në shumën 30 milionë euro, kësti i dytë më datë 19 nëntor 2008 në shumën 40 milionë euro dhe kësti i fundit më datë 21 nëntor të të njëjtit vit në shumën 5 milionë euro, për një total prej 75 milionë eurosh.
Banka e Azerbajxhanit pretendon se shuma e transferuar për bankën Credins në Shqipëri duhet të qëndronte në këtë bankë si depozitë, por Credins e ka përpdur atë si kredi për kompaninë “ARMO”.
Gjithashtu, Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka insistuar në kthimin e shumës duke iu drejtuar si bankës Credins ashtu dhe shoqerise “AMRA Oil”, por sipas saj kjo shumë nuk është kthyer.
***
Gjykata bazuar në kërkesën e bërë, ka vendosur:
Vendosjen e sekuestros konservative prane Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne Zyrat e Rregjistrimti te pasurive te paluajtshme ne rrethe te tjera per pasurite e paluajtshme te bankes që ka dhënë kredinë, duke mos lejuar tjetersimin e tyre deri ne perfundim te gjykimit.
– Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise “ARMO” sh.a. te zoteruara nga shoqeria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale eshte 5.126.461.000 leke)
– Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “AMRA OIL” sh.a.
– Vendsojen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise “Armo” Sh.a.
– Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e paluajtshme te shoqerise “ARMO” sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te kesaj shoqerie deri ne perfundim te gjykimit.
– Sekuestroja te vendoset per nje shume jo me te madhe se 75,000,000 (shtatedhjete e pese milion) euro.
– Urdherimin e kerkuesit te depozitoje padine e themelit sipas objektit te pretenduar, brenda 15 diteve, perndryshe kjo mase sigurimi e humbet fuqine e saj pa qene nevoja qe gjykata te shprehet me vendim tjeter.
– Kunder ketij vendimi lejohet ankimi veçante ne Gjykaten e Apelit Tirane.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





