
Tiranë, 4 gusht 2012, NOA- Të nderuar lexues kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë 4 gusht 2012.
Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin kryesor, “Lista e Aluiznit, emrat e 2400 përfituesve të rinj”.
Tituj të tjerë janë; “Ish Presidenti hyn në Frymën e Re Demokratike”.
“Kreu i të djathtëve në Këshillin e Europës: Rama na u ankua se nuk po hiqet imuniteti”.
Gazeta “Shekulli” ka në fokus kryesor artikullin, “Legalizimet, Aluizni shpall 2400 leje”.
Tituj të tjerë janë; “Arrestimi, Vlorë, prangoset ndërtuesi Alban Xhillari”.
“Ministria e Arsimit dorëzohet, edhe këtë vit arsimi në shkollat e Tiranës me turne”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Presidenti i PPE: Rama, kundër Shqipërisë në BE. Volonte: Edi Rama nuk resht së befasuari Europën. Refuzimi për të votuar më 6 gusht heqjen e imunitetit, i papranueshëm. Pohimi: Votimi i së hënës, shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, Rama gënjen kur thotë se imuniteti nuk është kusht i BE
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, flet me nota të ashpra kritike ndaj kreut socialist”.
Tituj të tjerë janë; “Bamir Topi takon Gazmend Oketën: Uau, çfarë lajmi!”.
“Ndërtuesi, sherr me pronarin e tokës, 4 të plagosur “
“Gazeta Shqiptare” fokusohet në titullin kryesor, “Volonte kundër Ramës: Opozita bllokon integrimin”.
Tituj të tjerë janë; “Legalizimet, lista me 2400 emrat që përfitojnë”.
“Çrregullimet mendore, shqiptarët i neglizhojnë”.
“E djathta Topi kthehet në politikë me Frymën e Re Demokratike”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Thellohet ndarja për heqjen e imunitetit. Berisha dhe kreu i të djathtëve në KE: Rama po bllokon statusin. Veprim tejet i dëmshëm për shqiptarët. Rama: Volonte po flet përralla, nuk votojmë më 6 gusht. Patozi: Rama më 6 gusht do të jetë më i zhveshur se në foton e plazhit të Francës, përballë qytetarëve”.
Tituj të tjerë janë; “Dorëzimi pa kushte i dorëshkrimit “Dimri i vetmisë së madhe”.
“Kritikat e Mark Markut, Patozi: PD është kthyer në parti tipike elektorale”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, Topi: Unë kundër PD-PS. Shehi: Berisha, i rrezikuar nga FRD”.
Tituj të tjerë janë; “Florenc Hoxha 10 ditë nën hetim, Basha nuk e pezulloi”.
“Mbledhja të martën, Nënkryetari i KLD, Cefa sfidon Mustafarajn”.
“Edi Rama: “Berisha dhe Volonte, shpifje për opozitën”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar te [email protected].
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





