Transmetuar më 04-08-2012, 05:27
Asnjëherë tjetër nuk janë bërë bashkë më shumë se 30 karikaturistë nga mbarë trojet shqiptare në një vend. Ekspozita e dytë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të karikaturës”Karikatura botërore” do të bëjë këtë gjë. Ajo është hapur pardje në mbrëmje, në Galerinë e Arteve në Pejë dhe ka bërë bashkë artistë karikaturistë nga të gjithë trojet shqiptare e nga Shqipëria. Lista e karikaturistëve pjesëmarrës në të është e gjatë, teksa atyre u prijnë veprat e dy mjeshtërve tashmë të ndjerë të këtij zanati, Açif Kajmakçiu dhe Agim Qena, i njohur me “Tafë kusurin” e tij. Për këta dy njëherësh do të bëhet edhe homazh. Karikaturisti Nexhat Krasniqi - Nekra, që organizon këtë festival të karikaturës, thotë se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për ekspozitën e dytë. “Për herë të parë në Kosovë po bëhet një përmbledhje e këtyre autorëve. Jam munduar të përzgjedh karikaturistët më të mirë të trevave mbarëshqiptare”, ka thënë Nekra. Janë më shumë se 31 karikaturistë, të cilët do të paraqiten me punimet e tyre. Nekra nuk di saktë se sa punime janë. “Do të ekspozohen diku rreth 400 karikatura”, ka thënë Krasniqi, teksa pret që të gjithë të jenë pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së ekspozitës. Admir Banaj, Agim Sulaj, Arben Meksi, Avni Hajdari, Binjamen Haxha, Bujar Kapexhiu, Driton Hajredini, Edon Muhaxheri, Enis Hasani, Fahri Axhanela, Faik Krasniqi, Gani Jakupi, Gjon Marku, Jakup Ferri, Jeton Mikullovci – Jemi, Klodian Bezhani, Luljeta Goranci, Medi Belortaja, Muhamet Ahmeti, Nekra, Nevruz Musa, Orlis Vathi, Ramadan Zaplluzha, Ruzhdi Keçi, Salih Lutolli, Selami Taraku, Shpend Kada, Shpend Begu e Visar Ulaj, janë të gjithë karikaturistët e renditur sipas radhës alfabetike në një listë të pjesëmarrësve në ekspozitë. “Karikatura kombëtare” është ekspozita e dytë në kuadër të “Kosovaaëard”, ndërsa e para ka qenë ekspozita personale e Nekrës, ku ai kishte sjellë karikatura dhe një film të animuar. Ekspozita ishte hapur në ditën e parë të korrikut, e kishte qëndruar e hapur deri në ditën e 21 të këtij muaji. Edhe “Karikatura kombëtare” do të qëndrojë e hapur për tri javë, për t’i lënë vend ngjarjes finale që mbahet në shtator, kur edhe do të shpallen fituesit, në hapjen solemne me ekspozitën në Galerinë e Arteve në Pejë. Në ditën e parë të shtatorit do të hapet ekspozita që do të bëjë bashkë në Pejë emra të njohur të karikaturës botërore. Nexhat Krasniqi - Nekra është i kënaqur me ecurinë e deritanishme të festivalit që drejton. “Sigurisht se jam shumë i kënaqur me gjithë rrjedhën e festivalit. Janë disa gjëra që nuk varen prej neve si organizatorë, por besoj se me kohë gjërat do të bien në vend”, ka thënë Nekra. Edhe karikaturistë nga bota: 1127 autorë nga 65 vende të botës kanë konkurruar për t’u bërë pjesë e festivalit të vetëm të këtij lloji në Kosovë. Juria profesionale në përbërje të Steffen Jahsnoëski, karikaturist nga Berlini i Gjermanisë, Shpend Kada, karikaturist dhe disenjator nga Barcelona e Spanjës, dhe Nexhat Krasniqi - Nekra, karikaturist, disenjator dhe drejtor artistik i “Kosovaaëard”, kanë bërë përzgjedhjen e fituesve, të cilët do të prezantohen në shtator. Ky është edicioni i tretë i këtij manifestimi në Kosovë. Kishte nisur si bienal i karikaturës, por ka ndërruar formatin, derisa është shndërruar në festival, e ngjarja është zhvendosur në Pejë, ndryshe nga dy edicionet e kaluara që janë mbajtur në Prishtinë. Tema e këtij edicioni është “Mos shqetëso!” dhe kjo është vazhdimësi e dy temave të edicioneve të mëparshme, “Pavarësia” dhe “Lajmi”. Ideja për një festival të tillë zë fill në fillim të viteve ’80, kur Nekra thotë se ëndërruan e iniciuan mbajtjen e një festivali botëror të karikaturës dhe filmit të animuar në Pejë. Atëherë nuk iu lejua ta bënin, por edicioni i parë u mbajt në vitin 2006, për të pasuar në vitin pasues, me edicionin e dytë. Prej vitit 2007, ky festival nuk është mbajtur, ndërsa arsyen për këtë Nekra e kishte gjetur te fakti se nuk dëshironte të bënte një festival dosido. Bordi ndërkombëtar i karikaturistëve me seli në Bruksel - FECO, organizatë profesionale që mbikëqyr, vlerëson dhe sugjeron mbarëvajtjen e festivaleve ndërkombëtare të karikaturës, e ka cilësuar “Kosovaaëard/Karikatura Botërore” si manifestim të kategorisë A, me “Pesë yje”. Çmimet që tashmë ka ndarë juria vlerësuese e festivalit janë çmimi “Grand Prix”, që ka vlerë prej 5 mijë eurosh, çmimi i parë me 3 mijë euro, çmimi i dytë me 2 mijë dhe çmimi i tretë me 1 mijë euro. Festivali ndan edhe dhjetë çmime speciale me vlerë prej 500 eurosh. Ndërkohë, në shenjë të njëqindvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të ndahet dhe një çmim prestigjioz për karikaturë, që mban titullin “Përtej”. Një katalog tepër luksoz që do të përmbledh gjithçka që është ekspozuar prej ditës së parë deri në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare do të botohet në fund të ekspozitës.

Asnjëherë tjetër nuk janë bërë bashkë më shumë se 30 karikaturistë nga mbarë trojet shqiptare në një vend. Ekspozita e dytë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të karikaturës”Karikatura botërore” do të bëjë këtë gjë.

Ajo është hapur pardje në mbrëmje, në Galerinë e Arteve në Pejë dhe ka bërë bashkë artistë karikaturistë nga të gjithë trojet shqiptare e nga Shqipëria. Lista e karikaturistëve pjesëmarrës në të është e gjatë, teksa atyre u prijnë veprat e dy mjeshtërve tashmë të ndjerë të këtij zanati, Açif Kajmakçiu dhe Agim Qena, i njohur me “Tafë kusurin” e tij. Për këta dy njëherësh do të bëhet edhe homazh. Karikaturisti Nexhat Krasniqi – Nekra, që organizon këtë festival të karikaturës, thotë se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për ekspozitën e dytë.

“Për herë të parë në Kosovë po bëhet një përmbledhje e këtyre autorëve. Jam munduar të përzgjedh karikaturistët më të mirë të trevave mbarëshqiptare”, ka thënë Nekra. Janë më shumë se 31 karikaturistë, të cilët do të paraqiten me punimet e tyre. Nekra nuk di saktë se sa punime janë. “Do të ekspozohen diku rreth 400 karikatura”, ka thënë Krasniqi, teksa pret që të gjithë të jenë pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së ekspozitës.

Admir Banaj, Agim Sulaj, Arben Meksi, Avni Hajdari, Binjamen Haxha, Bujar Kapexhiu, Driton Hajredini, Edon Muhaxheri, Enis Hasani, Fahri Axhanela, Faik Krasniqi, Gani Jakupi, Gjon Marku, Jakup Ferri, Jeton Mikullovci – Jemi, Klodian Bezhani, Luljeta Goranci, Medi Belortaja, Muhamet Ahmeti, Nekra, Nevruz Musa, Orlis Vathi, Ramadan Zaplluzha, Ruzhdi Keçi, Salih Lutolli, Selami Taraku, Shpend Kada, Shpend Begu e Visar Ulaj, janë të gjithë karikaturistët e renditur sipas radhës alfabetike në një listë të pjesëmarrësve në ekspozitë. “Karikatura kombëtare” është ekspozita e dytë në kuadër të “Kosovaaëard”, ndërsa e para ka qenë ekspozita personale e Nekrës, ku ai kishte sjellë karikatura dhe një film të animuar. Ekspozita ishte hapur në ditën e parë të korrikut, e kishte qëndruar e hapur deri në ditën e 21 të këtij muaji. Edhe “Karikatura kombëtare” do të qëndrojë e hapur për tri javë, për t’i lënë vend ngjarjes finale që mbahet në shtator, kur edhe do të shpallen fituesit, në hapjen solemne me ekspozitën në Galerinë e Arteve në Pejë. Në ditën e parë të shtatorit do të hapet ekspozita që do të bëjë bashkë në Pejë emra të njohur të karikaturës botërore. Nexhat Krasniqi – Nekra është i kënaqur me ecurinë e deritanishme të festivalit që drejton. “Sigurisht se jam shumë i kënaqur me gjithë rrjedhën e festivalit. Janë disa gjëra që nuk varen prej neve si organizatorë, por besoj se me kohë gjërat do të bien në vend”, ka thënë Nekra.

Edhe karikaturistë nga bota:

1127 autorë nga 65 vende të botës kanë konkurruar për t’u bërë pjesë e festivalit të vetëm të këtij lloji në Kosovë. Juria profesionale në përbërje të Steffen Jahsnoëski, karikaturist nga Berlini i Gjermanisë, Shpend Kada, karikaturist dhe disenjator nga Barcelona e Spanjës, dhe Nexhat Krasniqi – Nekra, karikaturist, disenjator dhe drejtor artistik i “Kosovaaëard”, kanë bërë përzgjedhjen e fituesve, të cilët do të prezantohen në shtator. Ky është edicioni i tretë i këtij manifestimi në Kosovë.

Kishte nisur si bienal i karikaturës, por ka ndërruar formatin, derisa është shndërruar në festival, e ngjarja është zhvendosur në Pejë, ndryshe nga dy edicionet e kaluara që janë mbajtur në Prishtinë. Tema e këtij edicioni është “Mos shqetëso!” dhe kjo është vazhdimësi e dy temave të edicioneve të mëparshme, “Pavarësia” dhe “Lajmi”. Ideja për një festival të tillë zë fill në fillim të viteve ’80, kur Nekra thotë se ëndërruan e iniciuan mbajtjen e një festivali botëror të karikaturës dhe filmit të animuar në Pejë. Atëherë nuk iu lejua ta bënin, por edicioni i parë u mbajt në vitin 2006, për të pasuar në vitin pasues, me edicionin e dytë. Prej vitit 2007, ky festival nuk është mbajtur, ndërsa arsyen për këtë Nekra e kishte gjetur te fakti se nuk dëshironte të bënte një festival dosido. Bordi ndërkombëtar i karikaturistëve me seli në Bruksel – FECO, organizatë profesionale që mbikëqyr, vlerëson dhe sugjeron mbarëvajtjen e festivaleve ndërkombëtare të karikaturës, e ka cilësuar “Kosovaaëard/Karikatura Botërore” si manifestim të kategorisë A, me “Pesë yje”. Çmimet që tashmë ka ndarë juria vlerësuese e festivalit janë çmimi “Grand Prix”, që ka vlerë prej 5 mijë eurosh, çmimi i parë me 3 mijë euro, çmimi i dytë me 2 mijë dhe çmimi i tretë me 1 mijë euro. Festivali ndan edhe dhjetë çmime speciale me vlerë prej 500 eurosh. Ndërkohë, në shenjë të njëqindvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të ndahet dhe një çmim prestigjioz për karikaturë, që mban titullin “Përtej”. Një katalog tepër luksoz që do të përmbledh gjithçka që është ekspozuar prej ditës së parë deri në hapjen e ekspozitës ndërkombëtare do të botohet në fund të ekspozitës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit