

Shkodër, 31 korrik 2012, NOA- Kleves Muja ish-kryekomunari socialist në komunën Rrethina të Shkodrës duket se do e konsumojë një pjesë të dënimit në Shqipëri.
Siç informon noa.al, gjykata e këtij qyteti ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Mujës drejt shtetit italian.
Mësohet se rrëzimi i kërkesës vjen pasi 38 vjeçari Muja ndodhet në gjendje kome, pasi kujtojmë se u plagos në burgun e Shën Kollit vetëm pak ditë pasi u ndalua nga uniformat blu.
Arrestimi i Mujës u bë pak muaj më parë pasi autoritetet italiane të drejtësisë në Bari kishin lëshuar ndaj tij urdhër arrestin ndërkombëtar, me datën 29 tetor 2010, pasi akuzohet për veprën penale të “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
38 vjeçari Muja u arrestua më 1 qershor, ndërsa zbriste nga makina e tij në qytetin e Shkodrës.
Nga ana e policisë u tha se Muja kërkohej nga shteti italian prej 2 vitesh.
Arrestimi i Kleves Mujës, i zgjedhur në krye të komunës Rrethina një vit më parë, nën siglën e “Aleancës për të Ardhmen” u krye nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





