

Tiranë, 27 korrik 2012, NOA- AMC sjell këtë verë përfitime të pafundme për abonentët e saj. AMC A3 është smartphoni më i ri që mund të gjendet në të gjitha dyqanet AMC.
Modeli novator AMC A3, me ekranin me prekje, kamerën 5 megapiksel dhe sistemin e operimit Android 2.3, është mjeti i duhur që përmbush nevojat për komunikim dhe argëtim.
Kush është i dhënë pas rrjeteve sociale Facebook, Youtube, etj., tashmë me AMC A3 ka mundësi të bëjë fotografi cilësore apo të xhirojë video dhe t’i ndajë në çdo moment me miqtë, falë edhe rrjetit më të shpejtë 3G të AMC.
AMC A3 u sjell abonentëve me parapagesë edhe 500 MB në muaj, për tre muajt e parë, në mënyrë që të lundrojnë pafund në internet.
Nëse doni të keni një numër me kontratë AMC, smartphonin AMC A3 e përfitoni duke filluar nga 3,660 lekë kur zgjidhni planin tarifor ALL INCLUSIVE 6000, me kontratë dyvjeçare.
Minutat e bisedës, SMS dhe MB e internetit falas që ofrojnë planet tarifore ALL INCLUSIVE e bëjnë edhe më interesante mundësinë e ofruar nga AMC A3.
Përgjatë sezonit veror, AMC do të jetë gjithmonë pranë abonentëve të saj me oferta dhe produkte të reja.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





