Transmetuar më 23-07-2012, 21:13

Tiranë, 24 korrik 2012, NOA- Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ceremonisë zyrtare para Presidencës, që do të zhvillohet pasditen e së martës.

Në një deklaratë për mediat, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë informon për marrjen e masave organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ceremonisë zyrtare.

“Duke filluar nga ora 06.00-22.00 e datës 24.07.2012 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e Lanës deri tek sheshi “Nënë Tereza”. Duke filluar nga ora 06.00-22.00 e datës 24.07.2012 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët e rrugës “Abdyl Frashri” duke filluar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” (Librit Universitar)”, informon policia.

Po ashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, informon qytetarët se nga ora 17.00-22.00 ditës së martë, ndalohet qarkullimi i  automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke filluar nga Hotel “Rogner” deri tek sheshi “Nënë Tereza” Tiranë.

Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani do të betohet ditën e martë në orën 18.30, në sallën e seancave plenare.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit