Transmetuar më 17-07-2012, 18:12

Çeki, 17 korrik 2012, NOA – Shitësi i hutuar nga fotografitë që ndodheshin tek kartmonedha 1000 euro, e ka marrë atë dhe më pas i ka kthyer kusurin blerësit, por kur e ka parë me vëmendje ka kuptuar se ishte një mashtrim.

Një person në Republikën Çeke ka hyrë në një dyqan ushqimor dhe ka blerë disa gjëra që i interesonin e më pas ka paguar mallin me monedhën false një mijë euro.

Shitësi në fillim e ka parë në mënyrë të çuditshme euron, por më pas i ka kthyer kusurin klientit.

Kartmonedha prej një mijë eurosh, në fakt kishte diçka të veçantë. Në vend të figurave të zakonshme, aty ndodheshin imazhet e disa femrave nudo.

Shitësi, të cilit asnjëherë më parë nuk i kishte ndodhur një gjë e tillë, ka shkuar në bankë për të ndërruar euron. Në atë moment sekreti është zbuluar.

Në vend të mbishkrimit Euro, aty shkruhej Eros dhe në vend të arkitekturave ndodheshin femra në pozicione erotike dhe provokuese.

Pas denoncimit të shitësit të ushqimores, policia nuk e pati të vështirë të identifikonte mashtruesin, i cili deklaroi se këtë veprim e kishte bërë për shaka dhe nuk priste të kishte sukses.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit