Anëtarët e bordit të FIFA-s do të takohen të martën për ta emëruar një prokuror për korrupsion, të cilit do t’i kërkohet të hetojë rrethanat e emërimit të organizatorit për Kampionatet Botërore të vitit 2018 dhe 2022.
Në kuadër të reformave anti-korrupsion të presidentit, Sep Bllater, komiteti ekzekutiv i FIFA-s në Zyrih do të përzgjedh avokatët që do të udhëheqin heitmet e pavarura dhe dhomat e gjyqit të një gjykate etike.
Këshilltari kryesor anti-korrupsion i FIFA-s, Mark Pith, i tha agjencisë së lajmeve AP se emërimet janë “tërësisht fundamentale” për modernizimin e mekanizmit botëror të futbollit.
Paneli këshillues i Pithit tha se zyrtarët etikë duhet ta kenë autoritetin për t’i ekzaminuar edhe rastet e vjetra pasi FIFA “kishte hetuar në mënyrë joefikase” disa akuza që ndërlidhen me Kampionatin Botëror.
Pith shfaqi shpresën për ta takuar, së shpejti, ekipin e zyrtarëve dhe për t’ia bërë të qarta pritjet që FIFA ka nga ata.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd