Transmetuar më 16-07-2012, 20:42

Tiranë, 16 korrik 2012, NOA – Disa ditë pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Shëndetësisë, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili mësohet se është emëruar nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Lajmi është bërë publik nga mediat vendase, dhe pritet të zyrtarizohet nga kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Petrit Vasili zëvendëson në këtë detyrë, Edmond Panaritin, i cili pas ndryshimeve të fundit në qeveri drejton Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke zëvendësuar në atë post ish-kryediplomatin Edmond Haxhinasto.

Ky i fundit po falë këtyre ndryshimeve mban tashmë portofolin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Emërimi i Vasilit si nënkryetar i BT-së balancon qeverisjen e Bashkisë së Tiranës, mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, bazuar në marrëveshjen mes dy forcave politike pas zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës.

Petrit Vasili mbajti për afro tre vjet portofolin e ministrit të Shëndetësisë në qeverinë Berisha 2.

b.gj/mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit