Transmetuar më 07-07-2012, 11:36

Strugë, 7 korrik 2012, NOA- Manifestimet kulturore në Strugë kanë lënë jashtë programit përdorimin e gjuhës shqipe, edhe pse në këtë komunë të Maqedonisë gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Ky skandal ka ndodhur edhe me manifestimin ndërkombëtar poetik “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” që do të mbahet në Strugë gjatë këtij muaji.

Drejtuesit e këtij manifestimi kanë shpalosur programin e festivalit poetiko- letrar, duke informuar se janë 22 autorë që kanë konkurruar për çmimin “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, ndërsa fituesi shpallet në ditën finale të këtij manifestimi letrar. Ndër poetët me përmbledhje në konkurrim është edhe poeti shqiptar, Nehas Sopaj, me përmbledhjen e tij “Nëna prej letre”.

Nga ana tjetër, për herë të parë në organet drejtuese të këtij manifestimi janë përfshirë dy artistë shqiptarë Besart Kolonja që do të përkujdeset për skenografinë dhe Xheladin Poshka si regjisor.

noa.al/ina

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit