

Tiranë, 2 qershor 2012, NOA – Të nderuar lexues kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë, 2 qershor 2012.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Kandidimi nga PS, Presidenti, zbardhet takimi sekret Nano-Ruçi”.
“Kreu i PS refuzon Xhezair Zaganjorin”, është shkrim tjetër i kësaj të përditshme.
Në vijim vjen artikulli, “Mbledhja e KKRT. Plani, fusha golfi e port jahtesh në Synej”.
Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor shkrimin, “Koço Kokëdhima: PS dhe LSI fitojnë zgjedhjet në 2013”.
Tituj të tjerë janë edhe; “Djali i Enverit, si drejtoi projektin sekret ushtarak të 60 raketave MIG”.
“Genta Gjalpi: Ju rrëfej historinë e fotove të mia intime, ja si më kërcënuan”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Berisha: Pse u tërhoqa për Presidentin”.
Tituj të tjerë janë edhe; “Rama-Berisha, takim të dielën. Zaganjori: Raportet e mia me Topallin”.
“Vrasja e kosovarit, pranga shokut nga Durrësi, hetim jetës në Bullgari”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Berisha: Rama më kërkon pazare për Presidentin”.
Tituj të tjerë janë edhe; “Zgjedhur nga PS, pranga kreut të komunës në Shkodër për trafik droge”.
“Pallati, rrëfimi: Doja të flijohesha, qëllova biznesmenin mashtrues”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si shkrim kryesor, “Reagon zëdhënësi i Oborrit Mbretëror Sulejman Gjana: Mbretërinë e zaptuan, Kryqi i Kuq e mori Pallatin e Princeshave nga Italia”
Tituj të tjerë janë edhe; “Shkodër, kërkohet në Itali, pranga kryetarit të komunës”.
“Rama-deputetëve, President me SMS”.
Gazeta “Agon” hapet me titullin, “Presidenti i ri takon kryetarin e PS në opozitë”.
Tituj të tjerë janë edhe; “KKRRT iu hap rrugë projekteve. Kryeministri Berisha tha se projektet që nisin nga Saranda deri në Gjirin e Lalëzit do të hapin 10 mjë vende pune”.
“Gjendet fshati i Edi Ramës. Ishte thënë se vinte nga Tirana, herë nga Shkodra, herë nga Durrësi, dje u tha se fshati i Edi Ramës është Mbreshtan i Beratit”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar te [email protected].
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





