

Çdo vit në Evropë, shkaktohen plot 50.000 vdekje dhe 250.000 njerëz që vuajnë nga probleme të zemrës, vetëm si pasojë e zhurmave të shkaktuara nga trafiku rrugor.
Për këtë arsye, autoritetet e BE-së, po kërkojnë marrjen e masave të posaçme për ta frenuar këtë fenomen.
Lidhja mes zhurmës dhe goditjeve në zemër, është pohuar zyrtarisht në Danimarkë, nga një studim i kryer në vitin 2011, me më shumë se 57.000 njerëz, i cili tregoi se për çdo rritje prej 10 decibel të zhurmës nga trafiku, ka një rritje prej 14% të rrezikut të infarkteve.
Kujtojmë këtu, se vetëm një automjet, arrin të shkaktojë edhe zhurma mbi nivelin prej 90 decibel.
Për këtë arsye, në dhjetor të vitit 2011, Komisioni Evropian paraqiti një propozim për të rinovuar kufijtë e zhurmave të lejuara për automjetet, duke i kërkuar që ato të reduktohen me 4 decibel për makinat dhe 3 decibel për kamionët.
Ndërkaq, bëhet me dije se Parlamenti Evropian do ta diskutojë këtë propozim në korrik.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





