Transmetuar më 10-05-2012, 19:09

Tiranë, 10 maj 2012, NOA- Në mbledhjen e komitetit të zhvillimit të rajoneve Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se janë 520 projekte të reja për tu miratuar të cilat rrokin në total 27. 6 miliardë lekë por nga fondi shqiptar i zhvillimit kap shumën prej 22 miliardë lekësh.

Sipas tij, 1200 kilometra janë rrugë rurale e dytësore me anë të të cilave shqiptarët do kursejnë 70% të kohës së tyre, ndërsa theksoi se do ndërtohen ujësjellës të shumtë për të garantuar ujë të rrjedhshëm 24 orë si dhe zëri më madhor i investimeve do të jetë në shkolla dhe qendra shëndetësore.

“Do të ndërmarrim projekte në bujqësi, pasi në një kohë krize të tillë papunësia jo vetëm që nuk rritet por ulet ndjeshëm sepse Qeveria në gjithë këto vite ka investuar deri në 4 herë në vit më shumë se qeveritë e tjera në investime publike, projekte këto zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, u shpreh Berisha, raporton noa.al.

Ai tha se ka një debat të madh midis masave për ashpërsinë fiskale dhe nxitjes së rritjes ekonomike dhe ky është një debat për rrugët themelore të daljes nga kriza.

Kryeministri theksoi se fatmirësisht vendi ndonëse përjetoi pasojat e krizës, ekonomia e tij nuk u zhyt në krizë dhe rezistoi dhe modeli shqiptar funksionoi sepse Qeveria stimuloi disiplinën fiskale me stimujt për rritjen ekonomike.

Në këtë linjë kreu i Qeverisë shtoi se, “Rregulli i artë i ekonomisë thotë se nuk duhet marrë borxh për qëllime të tjera përveçse investimeve dhe ne i jemi përmbajtur këtij qëllimi vite më parë se të fillonte krizë, pasi nga 2005 e këtej nuk është marrë asnjë qindarkë borxh përveçse për investime”.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit